Aeroporti i Vlorës, 1000 të punësuar të përhershëm

Komisioni i Ligjeve ka vendosur sot si diksutim projektligjin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, dha disa detaje dhe kundërshtoi qëndrimin e opozitës e cila nuk voton për këtë projektligj. Në këtë kohë që nevojat për fluturime janë rritur goxha, ky projekt tha Gjiknuri, do të sjellë përfitime të mëdha. Investimi do të jetë prej 100 milion euro dhe tërësisht privat. Kontrata që është negociuar do të kalohet në Parlament të enjten.

Ky aeroport do të punësojë rreth 1000 punëorë që do të jenë të përhershëm, gjë që do të sjellë një interes të madh për zonën e Novoselës. “Duke iu përgjigjur edhe ankesave të shqiptarëve për cmime të larta të biletave dhe ekzistencën e një aeroporti të vetëm, ky projekt do ti japë zgjidhje” tha deputeti i PS n qarkun e Vlorës, Alket Hyseni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet