Anullohet tenderi për uniformat e policisë

Tenderi prej 9.5 milionë euro është anulluar nga ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj. Njoftimi i anulimit të tenderit është dhënë në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik në Buletinin nr 39 datë 2 tetor 2017. Ky tender pajiste punonjësit e policisë me uniforma, këpucë lëkure, gradat, shenjat dhe stemat si dhe aksesorët. 11 mijë policë do të përfitonin nga ky tender ku për secilin prej tyre do te shpenzohej rreth 860 euro. Ministri Xhafaj ka thënë se anullimi i ketij tenderi është bërë sepse asnjë nga ofertat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet