Banka Botërore: hartoni ligjin për sigurimin e shtëpive në rast përmbytjesh apo tërmetesh

Banka Botërore ka rekomanduar se zgjidhja e vetme për të lehtësuar disi vështirësitë e humbjeve të shtëpive përgjatë përmbytjeve, është sigurimi i tyre. Sigurimi i shtëpive (ligj i cili nuk ka hyrë akoma në Shqipër) duhet të jetë me detyrim, pasi shteti nuk mund të përballojë dëmshpërblimin e të gjitha dëmeve në raste fatkeqësish. Në këto raste buxheti i shtetit mund të përballojë ndihma nga 1-2% për shtëpitë e dëmtuara. Banorëve kjo shumë i lehtëson disi, ndërsa buxhetin e shtetit e rëndon akoma më shumë. Kështuqë zgjidhja e vetme, është projektimi i një ligji i cili i detyron pronarët e shtëpive ti sigurojnë ata në shtet. Vetëm kështu në momentin e fatkeqësive natyrore shteti mund t’iu përgjigjet tërësisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet