''Bilancet konfidenciale'', BSH dhe Qeveria rregulla të reja për kreditë e biznesve

Qeveria shqiptare dhe Banka e shqipërisë kanë miratuar një nisëm të re ligjore, sipas së cilës bizneset që kanë fshehur të ardhurat nuk do të mund të kenë akses për të marrë kredi në banka. "Duke filluar që nga 1 Janari i vitit 2018, çdo kredi do të miratohet duke u bazuar në bilancin tatimor, apo në deklaratat financiare të audituara të bizneseve", tha Deniz Deralla, drejtor i Mbikqyrjes në BSH. Shumë biznese punojnë më dy bilance. Pranë tatimeve deklarojnë të ardhura të ulëta për të paguar më pak taksa, në bankë dorëzojnë bilance konfidenciale, me të ardhura shumë herë më të larta. Banka e Shqipërisë ka verifikuar një pjesë të këtyre bilanceve konfidenciale, të cilat nuk kanë qenë të bazuara asnjë në dokumentacionin zyrtar financiar. Kjo nisëm pritet të sjellë pakënaqësi tek bizneset.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet