Bilanci i dy muajve aksion kundër informalitetit, mbyllen 523 subjekte

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije bilancin e dy muajve aksion kundër informalitetit. Raporti përfshin reultatet e aksionit të derimë tanishëm, ndërsa bëhet me dije se kjo luftë do të vijojë masivisht deri në fundin e vitit. Gjithsej janë kryer 15.678 kontrolle në subjekte të ndryshme. Rreth 1588 prej tyre kanëë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, nga biznes i vogël në i madh; 9,608 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve; Mbi 23,152 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin; 10,493 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara. Janë regjistruar 4467 subjekte të reja dhe janë futur në skemën e sigurimeve gjatë shtatë javëve të para të aksionit 898 punonjës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet