Biomassa, një problem politik më shumë se teknik në Shqipëri

HERMESNEWS - Kur filloi Projekti Elisaa ?

Ky projekt ka filluar në Tetor në 2012tës. Në fillim patëm takimet e para të prezantimit të këtij projekti, më pas filluam të punonim për këtë projekt.

Cila është prespektiva që paraqet ky projekt për të ardhmen ?

Një prej objektivave të përgjithshme të kësaj tipologjie është të zhvillojmë dhe të rrisim bashkëpunimet mes subjekteve të ndryshëm. Në rastin speficik, është bashkëpunimi mes shoqërisë, universiteteve dhe bizneseve. Në disa raste ky bashkëpunim realizohet lehtë, në raste të tjera jo.

Në rastin tuaj ky bashkëpunim mes universiteteve dhe bizneseve si është ?

Ne po punojmë për këtë, që nga momenti kur vendosëm të krijojmë partneritetin ndërmjet institucioneve të ndryshme që bëjnë pjesë në këtë projekt. Janë tre universitete shqiptare dhe tre europiane që janë përfshirë, pra gjashtë në total dhe janë shtatë partnerë të botës së sipërmarrjes, përfshi dhe institucione të tjera të rëndësishmë si ajo e Konfindustrisë Shqiptare. Ky është rrezultat i këtij bashkëpunimi pra kemi kërkuar të bëjnë të dialogojnë botë të ndryshme. Pra universiteti nga njëra anë dhe bota e biznesit nga ana tjetër. Jo gjithmonë është e lehtë. Universiteti ka objektiva dhe role të caktuara, bota e sipërmarrjes është më e shpejtë do të shohë rezultate nuk ka kohë të presë kurset e formimit. Ky është rrezultati i parë, por për të ardhmen me siguri është ai i zhvillimit të bashkëpunimit dhe mbi të gjitha të finalizuara për të implementuar proçese produktive inovative, pra zhvillimin e bioenergjisë, shfrytëzimi i një burimi të rinovueshëm.

Domethënë ju i ofroni botës së sipërmarrjes, kurse formimi...

Këtë e kemi bërë tashmë. Kemi realizuar një kurs formimi online, do të jetë dhe për 5 vite të tjera i financuar nga BE. Fondet europiane financojnë 90 %, dhe 10% e vënë insitucione të ndara. Debati shkencor për biomasën është antik, ekonomia ishte e këtij lloji para kohës së naftës.

Cili është roli që mund të ketë shqipëria në këtë alternativë ekonomike ?

Problemi i roleve varet tek kurajua dhe forca që mund të ketë vendi i të bërit të zgjedhjeve. Në pjesën tjetër problematikat teknike zgjidhen kur ka vullnet. Zgjedhjet janë fryt i kurajos për ti bërë dhe nuk është e lehtë.

Çështjen e kostove si ta zgjidhim ?

Çështjen e kostos e thashë dhe sot, kush bën formim duhet të stimolojë trurin ta mendojë në mënyrë tjetër. Dimë që krijon utopi fakti që duhet të vëmë përballë zgjedhjet e prodhimit me koston reale. Kjo përfshin dhe aspekte të tjera që me vështirësi mund të përkthehen në para, por ulin impaktin me të paktë ambjental. Nëse mund të bëjmë debate shkencore për këto por është evidente se duhet të përkthejmë këto konsiderata në një koncept monetar. BE ka bërë projekte interesante për ketë, por ne duhet të mendojmë për mendje të hapura që mendojnë ndryshe dhe kalojnë jashtë indikatorit monetar. Ndoshta sot është e kushtueshme por nesër jo.

Folët për një mungesë të vullnetit të politikës ?

Këtë e thashë si konsiderim të një karakteri të përgjithshëm dhe jo vetëm për shqipërinë. Cështjet politike janë të shumta. Duke konfrontuar dhe situata të tjera që unë i njoh shumë mirë mund të imagjinoj se ka vështirësi. Për momentin po debatojmë rreth asaj që është më mirë për tu bërë. Zgjedhja është e vështirë sepse është evidente se të sintetizosh si zgjedhje politike se çfarë shtë më mirë pë vendin, është e vështirë. Nuk është diçka që bëhet për dy minuta, është e rëndësishmë të vendosen bashkë shumë arsyetime.

Nga sa dëgjuam sot, përdorimi i biomasës në Shqipëri është në nivelin e 37,7%. Po në Itali ?

Nuk është shumë sepse në kemi një konsum të ënërgjise në kompleks më të madh. Përdorim burimet fosile dhe nevojat tona energjitike i marrim prej aty.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet