Bursa europiane: fitojnë bankat, tregu aziatik i dobët

Bursa italiane e Milanos "Piazza Affari" vazhdon të rritet. Ftse "Mib" ka fituar 2,03% duke arritur në 22.843 pikë, dhe më pas është ulur në +1,6%. Rritjet më të mëdha i kanë patur bankat, "Unicredit" është rritur me 4%.

Dhe bursat europiane janë hapur në rritje. Bursa e Frankfurtit ka shënuar një rritje prej 0,61%. Dax ka fituar 13.016 pikë. Parisi fitoi 0,42% me "Cac 40" që arriti në 5.565 pikë. Bursa e Londrës ka qëndruar mbyllur për festë.

Më të pasigurita janë shfaqur bursa aziatike. Bursa e Tokios (Nikkei +0,13%), Hong Kong (0,6%), Seul (0,84%). Të dobëta shfaqen bursa e Shangai (-0,2%), Shenzhen (-0,02%) dhe Sydney (-0,48%). Tregu financiar po shikon me interes zhvillimet e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet