Buxheti 2018 gati për miratim në Kuvend, rritje pagash dhe taksa të reja

Komisioni i ekonomisë ka votuar në tërësi buxhetin e 2018, që pritet të miratohet në parlament këtë të enjte. Kështu për vitin e ardhëm parashikohen rritje pagash kryesisht në sistemin arsimor dhe shëndetësor. Do të përfitojnë rreth 31.370 mësues të ciklit paruniversitar; 18.415 mjekë dhe infermierë. Një risi që që ka ndërmarrë ministria e shëndetësisë, janë pagat motivuese dhe bonuse të shumta për mjekët të cilët zgjedhin të ushtrojnë profesionin e tyre në zonat ke thella të vendit. Rreth 600 mijë pensionistë do të përfitojnë nga rritja e pensionit. Përreth 80 mijë familjë në nevojë është parashikuar paga mesatare mujore 5,600 lekë.

Gjithashu komisioni i ekonomisë me votat e maxhorancës vendosi që të heq akcizën e pijeve energjike. Ndryshimi i formulës së taksës së pronës ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës ku është ndërtuar. Nga kjo tarifë do të përjashtohen 90 mijë familje ku përfshihen kryefamiljarët pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave i janë shtuar 7 milionë lekë për të përballuar fluksin e punës që ka atje. Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme janë marrë parasysh shtesa në shpenzime operative prej 35 milionë lekësh për Projektin e regjistrimit të Shtesave që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për Kolegjin e Apelimit është marrë parasysh kërkesa prej 26 milion lekësh për investime. Komisioni Ekonomisë pas shqyrtimit të raporteve të Komisioneve Parlamentare vendosi të jap një fond prej 30 milion lekësh shtesë për institucionin e Presidencës si dhe 72 milion lekë më shumë krahasuar me 2017-ën për SHISH.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet