Buxheti i 2018, ja taksat e reja dhe prioritetet e qeverisë për investim

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Por cilat do të jenë prioritet e qeverisë për investime në 2018? 3.7 miliardë euro do të jetë në total buxheti i cili do të ndahet në sektorë të ndryshëm. Prioritet do të ketë mbrojtja sociale, ku shpenzimet do të jenë rreth 1.1 miliardë euro, kryesisht për pensionet, ndihmat ekonomike, dhe ndihmat për shtresat vulnerabël. Shëndetësia gjithashtu do të ketë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit rreth 365 milionë euro ku përfshihen shpenzimet për spitalet publike, rimbursimi i barnave, koncesionet, dhe rritja e pagave për mjekët. Arsimi do të ketë në dispozicion 307 milionë euro. Ndërsa rendi dhe siguria publike rreth 215 milionë euro. Taksat: 1 janari i 2018 do të sjellë edhe taksa të reja dhe më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga projektbuxheti i shtetit rreth 3.3 miliardë lekë do të mblidhen nga taksat. TVSH kryeson listën e taksave me të ardhurat më të larta më rreth 33.5% të totalit. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore do të sjellin rreh 544 milionë euro. Akciza e cila do të jetë më e lartë vitin që vjen do të sjellë 9% të buxhetit. Nga tatimet nga të ardhurat personale dhe nga burime të tjera pritet që qytetarët të paguajnë rreth 8% më shumë se ky vit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet