Drejtoria e tatimeve: 18 mijë biznese borxhlie ndaj shtetit, VIP-at nuk paguajnë

Drejtoria e tatimeve ka raportuar një listë me të gjithë bizneset që kanë detyrime ndaj tatimeve. Afati i përcaktuar për shlyerjen e këtyre taksave ka kaluar dhe tashmë në listën e subjekteve debitore ndaj shtetit janë rreth 17.931 subjekte. Edhe pse ky numër është kaq i lartë, mbetet pozitiv pasi është në rënie. Në krahasim me muajin e kaluar, kjo listë është redukuar me 609 biznese të cilat kanë shlyer detyrimet e tyre ndaj shtetit. Bizneset VIP janë ata që kryesojnë listën e ‘borxhijve’, kryesisht nga sektori i naftës dhe ndërtimit. Shuma totale e borxhit është 74.4 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet