Drejtoria tatimore: paguani detyrimet deri me 31 dhjetor, përfitoni fshirjen e gjobave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes. Deri me 31 dhjetor 2017 kanë të drejtë tatim paguesit të shlyejnë detyrimet në mënyrë që të përfitojnë për fshirjen e gjobave. Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara. Nga ky proces kanë përfituar 28,158 tatimpagues. Deri në 15 nëntor shuma e faljes është 16 miliardë lekë, apo 117 milionë euro.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet