Energjia, një ndër rrugët për zhvillimin e Shqipërisë

Është mbledhur për herë të katërt shoqata e “Konsujve të Nderit”, ku diskutpohen çështjet më të rëndësishme ekonomike për vendin. Në tryezën e rrubullakët me temë "Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike", të pranishëm ishin biznesmenë, ekspertë të sektorit energjitik, ministri Damian Gjiknuri, Guvernatori Sejko dhe kreu i shoqatës së “Konsujve të Nderit” Ylli Ndroqi. Ky i fundit përveçse siguroi mbështetjen e Norvegjisë, si një partnere e Shqipërisë në zhvillimin e sektorit energjitik, tha se beson se një ndër rrugët e zhvillimit të vendit është energjia. Ndërkohë ministri Gjiknuri u shpreh se mbi 70% të investimeve të huaja janë të fokusuara në energji.

“Stoku më i madh i investimeve të huaja është në energji dhe këtu po flas për gjithë portofolin e energjisë, nuk e kam fjalën vetëm për energjinë elektrike, pra ku përfshihet nafta, gazi dhe po të shikojmë shifrat, stoku, në mos gaboj, rreth mbi 70% të investimeve të huaja kanë qenë të fokusuara në energji”. Një problem që u ngrrit në këtë mbledhje nga Ylli Ndroqi ishte tkurrja e bankave përsa i përket dhënies së kredisë këto dy vitet e fundit. “Këto dy vitet e fundit, bankat janë tkurrur përsa i përket dhënies së kredisë. Unë do doja ta ngre këtë shqetësim se jo pa qëllim jemi mbledhur”.

Guvernatori Sekjo u shpreh se bie dakort me këtë ankesë të zotit Ndroqi, por tkurrja e bankave ka ardhur nga një mjedis i përgjithshëm që vjen dhe nga kreditë me probleme me shumë faktorë. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ambasadori i Norvegjisë i cili u shpreh se energjia do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe se Norvegjia do të mbetet një partere e Shqipërisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet