FMN mision dyjavor për asistencë teknike në Drejtorinë e Tatimeve

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të zhvillojë një mision dyjavor për asistencë teknike për mbledhjen e borxhit tatimor por jo vetëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në vend. Përfaqësuesit e FMN zhvilluan takime në drejtoritë rajonale të Tiranës e Lezhës, ku u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, Drejtoresha e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkeleida Pipa si dhe drejtues të tjerë në këtë drejtori. Fokus i diskutimeve të përbashkëta ishin çështjet organizative dhe funksioneve të strukturës aktuale të administratës tatimore. Gjtaë vizitës së FMN në Drejtorinë e Taksave, u vu re edhe mungesa e punonjësve në disa sektorë të cilët kërkojnë kualifikime specifike. Misioni i FMN, i kryesuar nga Allan Jensen, do të ofrojnë asistencë teknike me synim lehtësimin e përpjekjeve për të forcuar më tej administratën tatimore. Gjithashtu FMN deklaroi se bashkimi i administratave tatimore dhe doganore duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rreziqet e larta të minimit të mbledhjes së të ardhurave dhe reformave të vazhdueshme të administratës tatimore, duke njoftuar për kundërshtinë në lidhje me propozimin e Ramës për bashkimin e doganave dhe tatimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet