Për rrugën e Arbrit, mund të nisin punimet!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot firmosjen e kontratës së koncesionit me "Gjoka Konstruksion” në mjediset e kësaj ministrie për rrugën e Arbrit. Shifra për ndërtimin e kësaj rruge që shteti do ti paguaj kompanisë është 240 milionë. Afati është 13 vjet. “Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se kontrata u përmbyll pas një procedure të gjatë konkurimi dhe negocimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet