Gjermania ka nivelin më të ulët të papunësisë

Niveli i papunësisë në Gjermani ishte 5,3% në muajin mars, ose niveli më i ulët që prej ribashkimit të vendit në vitin 1990, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot. Në shkurt, ky nivel arriti në 5,4%. Shumë rajone gjermane janë tashmë në një situatë të punësimit të plotë, si Bavaria apo Bade-Vutemberg, bastion i industrisë gjermane, ku niveli i papunësisë ka arritur respektivisht 3,2% dhe 3,3% në mars. Shëndeti i mirë i tregut të punës në Gjermani po mbështet konsumin e lartë në vend, që në vetvete ndikon në rritjen ekonomike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet