Tarifat e reja për zhdoganim

Me udhëzimin e ri të ministrit të financave janë caktuar tafira të reja për zhdoganimin e makinave që do të importohen në vend. Përveç tafiravave të detyrueshme ka edhe disa rregulla të reja që ndikojnë në caktimin e pagesës që duhet të paguajë dikush për të zhdoganuar makinën. Fillimisht, dogana mund ta pranojë pa verifikim në revistat e makinave, vlerën që raportohet në dokumenta për një automjet të caktuar, në aktin e shit blerjes.

Në të kundërt nëse është nevoja për verifikim pasi kjo shifër mund të ngjallë dyshime, sipas udhëzimit të ministrit çdo vlerë të çdo lloj makine mund të gjendet në revistën italiane të tregut të automobilave ‘Quattroroute’. Perveç automjeteve të reja kjo revistë disponon çmimin edhe të automjeeteve të vjetra. Që do të thotë nëse dogana ka dyshim për një transaksion shumë të ulët pasi në bazë të kësaj qytetari paguan TVSH në 20% si detyrim ndaj shtetit atëherë i referohet çmimit që është në revistën e sipërpërmendur për një markë, model apo vit prodhimi të caktuar. Në këtë rast vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që ndodhet në revistë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet