Keni punonjës shtëpie? Duhet t'i paguani sigurimet

Nëse keni punonjës shtëpie, apo fermer duhet t'i deklaroni pranë zyrës së tatimeve. Ligji i ri fut në skemën e tatimeve të gjitha kategoritë ekzistuese, përfshi dhe ato që më parë ishin harruar. Detyrimin për t'u siguruar e kanë të gjithë ata që bëjnë pjesë në kategoritë: persona që kryejnë një veprimtari ekonomike tregtare; organizata jofitimprurëse, fondacione, ente publike, organizata publike dhe ente të tjera të ngjashme me to... kryefamiljarë që punësojnë punonjës shtëpie; dhe individë që realizojnë të ardhura vjetore mbi 2 milionë Lekë në vit. Këta të fundit duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave. Proçesi kryhet online në faqen zyrtare të tatimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet