Kërkohen profesionistë të kualifikuar. Klosi, janë 10 mijë vende bosh

Ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj mbledh konsujt e nderit. Informacion për ligjet dhe mundesitë ekonomike të vendit

TIRANË - Porta a pare e investimeve të huaja në Shqipëri janë dhe konsujt e nderit me të cilët ministritë here pas here organizojnë takime informuese rreth ligjeve dhe reformave qe kryen Shqipëria. Në takimin e e Ministrit të zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë dhe sipërmarrjes, Arben Ahmetaj kërkoi nga konsujt e nderit të punojnë për përmirësimin e imazhit të vendit. Katër ligje të rëndësishme gjatë prezantimit ai i investimeve të huaja, i turizmit, i konçensioneve dhe i zonave ekonomike përmes të cilit krijohet mundësia për të kthyer Shqipërinë në një qendër të manifakturës. Arsimi profesional është një tjetër pikë e rëndësishme. Ministri i mirëqënies Blendi Klosi flet për një partneritet trepalësh "komuniteti i biznesit, arsimi profesional dhe tregu i punës". Në zyrat e Punës janë mbi 10 miië vende pune të lira që kërkojnë profesionistë të kualifikuar. Ka me mijëra kërkesa për punonjës të kualifikuar. Klosi renditi tre ligje të rëndësishme që janë, sipas tij, edhe tre reforma, si ligji i nxitjes së punësimit, ligji për zejtarinë dhe ligji për arsimin e mesëm profesional.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Alfred SHUTA  e Mërkurë 21 Tetor, 2015

    Shume bukur, impulset mbeshtetese , shoqerohen me platforma reale aplikuese. Nese shoqerohen me anet dixhitale Te informimit , qarte e paster, besoj se di ka perparuese eshte.