Kosova rrezikon të humbasë €50 milionë nga BE

Për shkak të mungesës së programeve të Fondit monetar ndërkombëtar, si pasojë e dështimit të marëveshjes së re, Kosova rrezikon të humbasë €50 mln me Bashkimin europian. Zyra e BEsë në Kosovë ka bërë të ditur se performanca në kuadër të programit të FMNsë është me rëndësi qenësore në vlerësimin e BEsë për stabilitetin makrofiskal në Kosovë. Sipas tyre miratimi dhe zbatimi i programeve të BEsë duhet të vlerësohet në këtë kontekst. Marëveshjet me FMNnë e kanë ndihmuar kosovën në vazhdimësi të marrë kredi me kushte të favorshme, nga Banka botërore dhe institucione të tjera financiare, me një vlerë kompleksive 400 milionë Euro.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet