Në janar kreditë në probleme u rritën në 13.45%

Kreditë e këqija në banka nga biznese dhe individë iu rikthyen rritjes në muajin janar, pas një rënieje prej gati një viti gjatë 2017. Banka e Shqipërisë raporton se në janar kreditë në probleme u rritën në 13.45%, nga 13.23%, që kishin qenë në dhjetor 2017. Viti 2017 ishte shumë pozitiv në drejtim të kthimit të kredive me probleme. Huatë problematike në dhjetor arritën në 13.23% të totalit të kredisë, me një rënie të dukshme me 5 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2016, kur ishin 18%. Ky ishte niveli më i ulët i huave problematike që nga dhjetori 2010.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet