Bujar Leskaj, Kreu i KLSH

L78 miliardë dëme në buxhet nga administrata

Rreth 78,3 miliardë Lekë është dëmi i shkaktuar nga zyrtarë drejtues të administratës shtetërore buxhetit të shtetit. Lajmi u publikua në një raport-auditi që Kontrolli i lartë i shtetit bëri publik, për gjashtë mujorin e parë të vitit 2017. Në sitë kaluan të gjitha ministritë, agjencitë, entet dhe bashkitë në Shqipëri. Shkeljet më të mëdha u panë në sektorin e doganave, ku vlera e përgjithshme kap shifrën e L798,898 mijë. Menjëherë më pas tatim-taksat, ku vlera e përgjithshme është L245,824. Tek prokurorimet dëmi kap shifrën e L282,859 mijë. Tek shitja e dhënia me qira e pasurive shtetërore dëmi ekonomik llogaritet në L217,554. Në raport thuhet se Ministria e mirëqënies ka kryer shpenzime "jo efektive", duke iu referuar projektit të 'Modernizimit të asistencës sociale' me vlerë L224,400. Bashkia e sarandës ka shkaktuar një dëm prej L539 milionë, prej të cilave L494 milionë për pagesa nga fondi i investimeve, pagesa që kanë patur efekt negativ në buxhet. Bashkia ka shpenzuar rreth L45,166 mijë për largimet e paligjshme nga detyra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet