Lehtësohen kreditë e ndërrmarrjeve të vogla e të mesme

Kreditë e bankave për tremujorin e dytë të 2017tës flasin për standarde të pandryshuara kredie, të cilat për bizneset kanë mbetur të pa ndryshuara nga tremujori i kaluar e kredisë, ndërsa standardet e kredisë për individë janë lehtësuar. Sipas madhësisë së biznesit, vihet re se standardet e kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë lehtësuar disi, ndërsa në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha kushtet kanë mbetur të pandryshuara. Për individët, standardet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për kredinë konsumatore, ndërkohë që për kredinë për blerje banese kushtet mbetën të pandryshuara. Faktorët që kanë ndikuar në kahun shtrëngues të standardeve vijojnë të mbeten kreditë me probleme, situata makroekonomike, si dhe problemet specifike të sektorit. Bankat shprehen se lehtësimi i kushteve të kredisë për individë u zbatua kryesisht nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë, rritjes së raportit të këstit ndaj të ardhurave dhe rritjes së madhësisë së kredisë, citon Banka Qendrore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet