Leku zhvlerësohet

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku është zhvleresuar ndaj të gjitha valutave. Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, euro këmbehet me 132.35 lekë, ose 0.13 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa monedha e gjelbërt amerikane ka forcuar pozitat sot me 0.68 lekë më shumë se ditën e martë, duke u këmbyer me 112.66 lekë. Ekspertët shprehen se kërkesa në rritje për valutat kryesore ka ndikuar në zhvlerësimin e lekut, duke sjellë një tablo ndryshe në këmbimin valutor që karakterizohet në sezonin veror me forcim të pozitave të Lekut. Ndërkohë që, sipas tyre, tregu valutor vendas reflekton e curinë e bursave ndërkombetare, ku dominon forcimi i pozitave të dollarit amerikan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet