Mazhoranca rrëzon kërkesën e presidencës për rritje fondesh

Mazhoranca rrëzoi pretendimet e presidencës për rritje fondesh. Qeveria bëri të ditur se për buxhetin 2018 i ka alokuar institucionit të presidencës vetëm 30 milionë lekë, nga 20 që iu akorduan në mbledhjen e parë. Pak ditë më parë presidenti Meta kërkoi një rritje të buxhetit hartuar për presidencës, pasi aq para nuk mjaftonin për shpenzimet e ndryshme. Mirëpo kjo kërkesë është refuzuar duke shtuar nga buxheti i 2018 vetëm 10 milionë lekë. Gjithashtu është refuzuar kërkesa e prokurorisë për të shtuar punonjës. Për avokatin e popullit janë shtuar nga buxheti edhe dy milionë lekë, ndërsa për gjykatën kushtetuese 11 milionë lekë shtesë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet