Merkel në samitin e G20: protestat ''e papranueshme''

Presidenti amerikan, Donald Trump falenderoi kancelaren gjermane, Angela Merkel për organizimin e një samiti ”fantastik” të G20tës edhe pse ai u shënua edhe nga manifestime të dhunshme në rrugët e Hamburgut. “Ju keni qenë e mrekullueshme dhe keni bërë një punë fantastike për këtë samit, që nuk pati asnjë ndërprerje pavarësisht disa personave”, theksoi ai, ndërkohë që bashkëshortja e tij Melania u bllokua dje në residencën e saj për shkak të manifestimeve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila mban këtë vit presidencën e radhës të G20tës, i cilësoi të papranueshme manifestimet e dhunshme që u zhvilluan në kuadër të samitit të drejtuesve në Hamburg, në Gjermani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet