Miratohet paketa fiskale, ja kush përjashtohet nga taksa e banesës

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar paketën fiskale, ku parashikohet vendosja e taksës së banesës. Nga kjo taksë do të përjashtohen banesat ku kryefamiljarët janë pensionistë, me ndihmë ekonomike, apo invalidë. “Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që kanë pension pleqërie ose pension social, me banim në fshat ose qytet ku familja përbëhet vetëm nga pensionistët; Ndërtesat e personave të verbër që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve të personave parapplegjikë dhe tetraplegjikë që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar do të përjashtohen nga kjo tarifë”, u shpreh anëtarja e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Blerina Gjylameti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet