Muaji mars tregues optimist për rritjen e punësimit

Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punës ka publikuar statistikat që paraqesin një rritje të punësimit gjatë muajit mars. Sipas këtyre statistikave janë 1396 të punësuar. Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të të punësuarve rreth 252 persona, i cili ndiqet nga qyteti i Durrësit me 221 të punësuar, Fieri me 212, Shkodra me 166, Korça me 89, Elbasani dhe Berati secili me 87 të punësuar, Vlora me 77 të punësuar, Lezha me 70, Gjirokastra me 65, Kukësi me 47 dhe Dibra me 23 të punësuar. Kryeministri Edi Rama e cilësoi tepër domethënës këtë rezultat sepse rritja e punësimit është një ndër prioritetet e qeverisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet