Na ishte njëherë puna e sigurt... në bankë

Shanset që sot kanë të rinjtë për të filluar punë në bankë janë të pakta. Të 16 bankat që veprojnë në Shqipëri kanë marrë vetëm 6 punonjës shtesë, në pjesën e parë të këtij viti, pra një i punësuar i ri, në muaj. Kjo konfirmohet dhe në statistikat e shoqatës së bankave. Gjithsej janë punësuar 6956 persona nga 6950 që ishin në 6 muajt e parë të 2017. Po në të njëjtën periudhë janë mbyllur dhe 5 degë bankash. Banka që ka patur shkurtimet më të mëdha ishte Reiffeisen, e dyta më e madhe në vend. Kjo bankë ka ndjekur politikën e zvogëlimit të madhësisë së tregut. Sistemi bankar u rrit më shpejtësi pas vitit 2005, deri më 2008, kohë kur dyfishoi personelin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet