Ndahen fondet për partitë nga buxheti i shtetit, ja sa përfiton secila

Buxheti i shtetit ka parashikuar që fondi për 2018 për partitë politike të jetë 186 milionë lekë. Ligji për fondet e partive cakton që 70% të totalit ti shkojë partisë që ka fituar në zgjedhet e fundit parlamentare dhe që ka numrin më të madh të deputetëve. 20% të fondit i takon partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit mbi 10 mijë vota, dhe pjesa tjetër rreth 10% i cakon partive që kanë marrë më shumë se 1% të votave në shkallë vendi. Për Partinë Socialiste janë caktuar 85 milionë lekë, për PD 51.8 milionë lekë, LSI rreth 26 milionë lekë, 10 milionë do të marrë PDIU dhe nga rreth 6 milionë do të përfitojë LIBRA dhe socialdemokratët. Shuma do të ndahet sot në mbledhjen e rradhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet