Fillojnë pushimet nga puna në sistemin bankar

Sistemi bankar pritet të pësojë ndryshime të mëdha si pasojë e dy ngjarjeve kryesore në drejtim të shit blerjes së bankave. Në datën 5 dhjetor 2017, 100% e kapitalit te Ortakut VENETO BANCA ka kaluar në favor të Ortakut INTESA SANPAOLO S.p.A, sipas lëvizjeve në ekstraktin e Veneto në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në fund të javës së kaluar Banka Kombëtare e Greqisë ka zyrtarizuar shitjen e filialit së saj në Shqipëri tek Banka Amerikane e Investimeve (ABI). Sipas një deklarate për shtyp, “Banka Kombëtare e Greqisë S.A. (“NBG”) ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare për shitjen e gjithë aksioneve të saj (100%) në degën e saj Banka NBG Albania Sh.A. (“NBG Albania”) tek Banka Amerikane e Investimeve SA (“ABI”). Transaksioni po zbatohet në kontekstin e Planit të Ristrukturimit të NBG-së dhe në përputhje me angazhimet e tij ndaj Drejtorisë së Konkurrencës së Komisionit Evropian. Kjo do të thotë që sistemi bankar do të reduktohet nga 16 në 14 banka. Që përkthehet ndryshe një shkurtim edhe për punëtorët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet