Skema e TVSHsë: kategoritë që nuk taksohen

Ministri Arben Ahmetaj, në Mbledhjen Kombëtare të PS, deklaroi se në skemën e TVSH-së, do të përfshihen të gjitha bizneset duke nisur që nga ato me xhiro zero. Por, deklarata e re e kryeministrit njoftoi për ndryshime për sa i përket taksimit të biznesit të vogël.

Kryeministri Rama dhe ministri i financave, Arben Ahmetaj, deklaruan se skema e TVSh-së për biznesin e vogël ka ndryshuar duke lënë jashtë taksimit dy kategori.

“Ne sot patëm një diskutim shumë të gjatë me kryeministrin përsa i përket detajeve. Kryeministri ka vendosur që llogjka e TVSH-së për zejtarët dhe për tregjet e miratuara të bashkive të jetë e përjashtuar”- tha ministri i financave.

“Në rastet kur tregjet janë publike do të kemi bashkëpunim me bashkinë, në rastet kur tregjet janë jopublike, me atë që i menaxhon do të ndërtojmë një skemë, që tregu si i tërë të jetë i kontrolluar. Jo çdo individ që hyn në treg do të vërë kasë, por tregu si i tërë të jetë i fiskalizuar- njoftoi kryeministri Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. dashmir ramolli  e Martë 10 Tetor, 2017

    Ti vere taxen irfan hysenbelliut. Sales. Metes. Se nuk paguajne hala dritat kurse nenes time i trokasin tek dera per dritat.