Në 7 muaj mbi 10 mijë biznese të hapura: dominon tregtia

Është në rritje numri i bizneseve të hapura në Shqipëri në 7 muajt e fundit. Kjo dhe për shkak të lehtësive të dokumentave që shërbejnë për hapjen e tyre. Sipas të dhënave zyrtare në Qëndren kombëtare të biznesit në 7 muajt e fundit janë rregjistruar 10645 biznese. Ndër ta, në pjesën më të madhe janë sektorët e tregtisë më shumicë dhe pakicë, plus riparim automjetesh dhe motorçikletash. Lufta kundër informalitetit ka bërë po ashtu që të zyrtarizohen shumë biznese që më parë kanë qenë në të zi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet