Në Shtator vjen taksa e re për shtëpitë, ja përllogaritja

E këshilluar nga Fondi monetar ndërkombëtar, Qeveria shqiptare do të aprovojë një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat në gjithë vendin. Taksa e re do të aplikohet në muajin Shtator. Pas përfundimit të proçesit të rregjistrimit të adresave, tani është radha e taksës. Ligji pritet të aprovohet muajin që vjen dhe së bashku më të do të miratohet dhe mënyra sesi do të përllogaritet kjo taksë.

FMN ka vënë mbi tavolinë dy formula. Por vendosja e taksës për pronat është dhe rekomandim i Bashkimit europian. KE kërkon që qeveria shqiptare të këmbëngulë për mobilizimin e të ardhurave, duke forcuar më tej administratën e taksave, duke zgjeruar bazën e taksave bazuar në një rishikim të shpenzimeve, dhe duke futur një taksë pronësie bazuar tek vlerësimi.

Në tavolinë me FMN qeveria i ka dhanë 'Ok' kësaj takse. Taksa për pronën do të aplikohet në disa qytete pilote, si psh Tirana. Qytetarët paguajnë 15 Lek për metër katrorë, për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 Lekë për metër katrorë për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.

Në Korçë e Fier kjo taksë është 10 e 12 Lekë. Propozimi i FMNsë konsiston në një përllogaritje të re. Qytetarët duhet të paguajnë 0,075% deri në 0,15% taksë për vlerën e apartamentit, e cila është relative. Në rast se një apartament ka vlerë L100,000 për metër katror, taksa që do të aplikohet varion nga 75 Lekë për metër katror me formulën 0,075% të vlerës deri në 150 Lekë për metër katror me formulën 0,15% të vlerës së apartamentit. Me taksën e re mbi shtëpinë parashikohet që të ardhurat të rriten të paktën mbi 4 herë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet