Në bregun ''e artë'' të Gjirit të Lalzit

ValMar

Një shtëpi në bregdet, nuk është vetëm ëndrra e Verës. Tani rezidencat jashtë qytetit janë kthyer në një destinacion të dashur për këdo, në çdo sezon të vitit. Ky është momenti ideal për të blerë një shtëpi në bregdet, duke zgjedhur projektin Vala Mar Residences, një destinacion rezidencial dhe turistik me vila dhe apartamente, i pozicionuar mes gjelbërimit karakteristik të Gjirit të Lalzit. Grupi Balfin sjell një investim të ri me rezidenca moderne me një sipërfaqe prej 180,000 m2. Ky kompleks ndërtohet nga kompania lider në ndërtim, tregtim dhe investim: ManeTCI, pjesë e Grupit Balfin.

Në këndvështrimin e investimit, blerja e një vile ose apartamenti pranë “Vala Mar Residences” siguron një rritje investimi me rreth 5% çdo vit, ndërsa çmimet e qirave të zonës variojnë nga €50-€120/dita.

Pse duhet të zgjidhni “Vala Mar Residences”? Për pozicionimin gjeografik shumë pranë qendrave më të mëdha të banimit, për ndërtimin cilësor, standardin e shërbimit dhe jetesën në një komunitet të mirë-strukturuar.

Bregdeti i artë i Adriatikut: Bregdeti shqiptar, dikur një atraksion eskluziv vetëm gjatë sezonit të verës, tani është kthyer në një stil jetese, ku një shtëpi apo vilë aty mbetet domosdoshmëri. Zhvillimi i furishëm i turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, përkon me projekte dhe investime të rëndësishme në zonat bregdetare, një atraksion jo vetëm për të huajt që prekin gjithnjë e më shumë vendin tonë, por edhe për shqiptarët e interesuar për një shtëpi në bregdet.

Një ndër zonat më tërheqëse për një investim të garantuar është Gjiri i Lalzit. I vendosur shumë pranë kryeqytetit, Durrësit dhe Aeroportit, Gjiri i Lalzit është një bregdet i artë, i paprekur ende nga turizmi masiv dhe një vend ideal për të shijuar natyrën e historinë.

Gjiri i Lalzit ofron 10km plazhe ndër më të bukurat e bregdetit të Adriatikut. Ai njihet si zonë unike, ku gërshetohen deti, fushat e gjera, pyjet me pisha dhe kodrat e buta. Si atraksion turistik, Gjiri i Lalzit në distanca të afërta fsheh disa qendra historike dhe natyrore të rralla si: Kepi i Rodonit”, Rezervati i Gjuetisë Rrushkull, Kështjella e Rodonit apo Parku Kombëtar i Rrushkullit, vend i cili karakterizohet nga bimësia me moshë 80 vjeçare, ku dominon pisha e butë dhe e egër.

Pse në bregdet? Natyra në Gjirin e Lalzit ka krijuar një parajsë ende të paprekur, ku mund të shijoni pamjen e mrekullueshme dhe qetësinë, nën privilegjin e të qenit pranë qendrave urbane më të rëndësishme në Shqipëri. Me një vendndodhje strategjike në Gjirin e Lalzit, ky kompleks ofron afërsi me të gjithë qendrat e rëndësishme të shërbimit. Afërsia me zonat e banueshme, e kthen Vala Mar Residences në një alternativë të përshtatshme, jo vetëm si shtëpi pushimesh e fundjavash, por edhe për shtëpi të parë.

Vala Mar Residences ndërthur eksperiencën, profesionalizmin dhe metodologjinë e përparuar, në interes të banorëve të ardhshëm, komunitetit lokal dhe turizmit në Shqipëri. Rezidencat e kompleksit po zhvillohen me një përzierje të përbërësve të banimit duke përfshirë vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme. Këto rezidenca moderne dhe komode gjenden midis gjelbërimit karakteristik të zonës, kryesisht me pisha të buta e të egra, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit.

Çlodhuni mes bukurive magjepsëse të Gjirit të Lalzit, i cili përkëdhelet nga rrezet e diellit përgjatë 300 ditë të vitit dhe me klimë të ngrohtë nga Nëntori në Mars. Gjiri i Lalzit rezervon një nga plazhet ranore më të mirë-ruajtura të Detit Adriatik, i pozicionuar midis hijes së pishave dhe bimësisë së zonës, ku edhe do të gjeni Vala Mar Residences, një destinacion elegant banimi dhe turistik.

Stili i Vala Mar ResidencesNë këtë zonë magjepsëse turistike, mbi të gjitha të gjelbëruar, ndodhet “Vala Mar Residences” , një kompleks rezidencial dhe turistik, investim prej dhjetëra milionë euro i Grupit Balfin, grupit më të madh investues në Shqipëri dhe ndërtim i kompanisë “Mane TCI”.

“Vala Mar Residences” vjen nën një ndërthurje të kujdesshme të vilave dhe apartamenteve moderne me natyrën e mrekullueshme të Gjirit të Lalzit. Ky kompleks ofron apartamente 1+1, 2+1 me sipërfaqe 56m2 - 84m2 dhe 5 tipe të ndryshme vilash me sipërfaqe 132-226m2, të cilat përfshijnë 2 poste parkime dhe 360-520m2 kopësht.

Ky kompleks rezidencial e turistik është destinacioni kryesor rekreativ i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep ‘Vala Mar Residences’ vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” në bregdetin Adriatik, si dhe në oazin e qetësisë tuaj.

Komunitet: Vala Mar Residences është një destinacion kryesor për personat dhe familjet që duan të shijojnë bukurinë e natyrës, por që kërkojnë gjithashtu, siguri, ndërtim cilësor dhe infrastrukturë. Ajo përbehet nga 5 lloje vilash dhe një sërë apartamentesh të ndryshme, duke ofruar një shkëputje qetësuese nga stresi i jetës së përditshme dhe botës. Vilat Sapphire, Iris, Azure, Celeste dhe Ultramarine të emërtuara sipas nuancave të ngjyrës blu të detit gjatë stinëve të ndryshme, ofrojnë komoditetin dhe relaksin e kërkuar të familjes pranë detit.

Shërbime dhe Facilitete:Komuniteti ofron shumë shërbime dhe lehtësira për kënaqësinë tuaj. Në restorantin dhe beach bar-in në plazh do të mund të shijoni ushqime të shijshme me gatime tradicionale të zonës dhe koktej të ndryshëm. Ju mund të blini çfarë ju nevojitet në supermarketin dhe dyqanet e komunitetit. Në afërsi të komunitetit ka edhe farmaci dhe qendra të tjera të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu, rojet dhe pajisjet e instaluara do të garantojnë siguri 24 orë në ditë, gjatë gjithë javës dhe do të jenë në shërbimin tuaj për të mbrojtur familjen dhe pronën tuaj. Kombinim ideal shërbimesh, lehtësirash dhe argëtimi që e kthejnë Vala Mar Residences në një destinacion.

Argëtim Familjar: Është me të vërtetë një destinacion familjar: i sigurt, i rehatshëm dhe me shumë facilitete për argëtimin e fëmijëve. Hapësirat e shumta të argëtimit, zona e femijëve, si dhe kopshtet e mëdha private të vilave, ofrojnë hapësirën dhe argëtimin për të cilat kanë nevojë fëmijët tuaj. Rezidentët e vilave dhe apartamenteve do të mund të gëzojnë përfitimet shtesë të një kopshti privat dhe pishinës ose Jakuzi-t.

Mirëmbajtja: Kompleksi do të jetë nën menaxhimin e një skuadre profesionistësh për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, të cilët do të kujdesen për ruajtjen e standardit më të lartë të shërbimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet