Ndryshon taksa për rrogën: mbi 130.000 Lek bëhet 18%

Pagat mbi 130.000 Lekë në muaj dhe ato të biznesit të madh do të pësojnë lehtësira fiskale. Taksat e rrogës së biznesmenëve, dividentit, nga 15% shkon në 6%. Ulja e tatimit mbi pagën, për fashën e fundit, nga 23% shkon në 18%. Këto ndryshime nuk prekin pjesën më të madhe të qytetarëve dhe rrogëtarëve. Ndryshimi paraardhës u bë në vitin 2013 me ardhjen në pushtet të socialistëve të cilët rritën taksimin e rrogës mbi 130 mijë Lekë, në 23%, ndërsa dividentin në 10%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet