Nuk deklaruan në kohë pasurinë, gjoba për 186 zyrtarë

Rreth 186 zyrtarë janë gjobitur vitin që lamë pas nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi refuzuan të deklaronin pasurinë në afatin e caktuar. Kjo u bë e ditur në raportin që ky institucion dorëzoi në ministrinë e financave dhe ekonomisë, për buxhetin e vitit që shkoi duke justifikuar të ardhurat dhe shpenzimet. Kështu në 2017, rreth 29.1 milionë lekë janë grumbuluar nga këto gjoba ndaj zyrtarëve. Pra vitin që lamë pas janë në total 186 emra që kanë fshehur të ardhurat. Sipas burimeve bëhet fjalë kryesisht për zyrtarë administrate, ndonëse emrat nuk bëhen të ditur. Po kështu, Inspektorati vlerëson se ka vijuar puna për ekzekutimin e atyre gjobave që kanë marrë vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet