Park fotovoltaik në Fier, MEI i jep 'Ok' projektit

Ministria e energjisë dhe industrisë i dha 'Ok' ngritjes së një parku fotovoltaik në zonën e Fierit, duke bërë të mundur kështu prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme. Interesi është shprehur nga shoqëria 2FAF, sh.p.k dhe parashikon ndërtimin e një parku fotovoltaik, me kapacitet 2 MË. Investimi pritet të kapë shifrën e 1.7 milionë Euro dhe pritet të shtrihet në një sipërfaqe prej 26.400 m2 në fshatin Jagodinë, të bashkisë Roskovec. Brenda 15 ditësh të gjithë të interesuarit mund të shprehin kundërshtimet e tyre rreth këtij projekti. Vetëm për periudhën Prill-Korrik të 2017, pranë ambjenteve të Ministrisë së energjitikës janë paraqitur 8 kërkesa projektesh për prodhimin e energjisë diellore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet