Parlamenti miraton buxhetin 2018, ja kush përfiton

Parlamenti ka miratuar vetëm më votat e maxhorancës buxhetin për vitin 2018. Opozita mbajti qëndrim të ashpër gjatë seacës dhe votoi kundër. Me miratimin e buxhetit do të ketë rritje pagash kryesisht në sistemin shëndetësor dhe arsimor. Gjithashtu do të përfitojnë të gjithë ata që marrin ndihma ekonomike dhe pagesë për papunësi.

Kështu më konkretish në sistemin arsimor do të përfitojnë rritje pagash rreth 31,370 mësues të ciklit parauniversitar. Rritja do të variojë nga 2.000 deri në 2.600 lekë dhe do të konkretizohet nga 1 korriku. Në shëndetësi do të përfitojnë rreth 4650 mjekë dhe 13,765 infermierë. Për mjekët do të ketë një rritje page me 3.500 lekë kurse për infermierët një rritje prej 2.200 lekësh.

Rrije parashikohet edhe për pensionet, ndonëse në një përqindje të vogël. 600 mijë pensionistë do të përfitojnë në të gjithë vendin. Ndihma ekonomike është rritur në vlerën e 5.600 lekëve në muaj. Është hequr ndihma ekonomike e pjesshme dhe tashmë ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë. Një risi që do të aplikohet vitin që vjen janë edhe pagat për të gjithë të papunët. Kështu çdo person që do të humbasë punën në kuadër të kontributeve në sigurimet shoqërore që ka bërë do të përfitojë një pagë mujore prej 12.500, deri në momentin që do të gjejë një punë të dytë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet