Pas shtatorit blerja e energjisë bëhet online

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) duhet të ketë bërë gati një platformë për blerjen e enërgjisë online brenda datës 30 Shtator të këtij viti. Sipas një vendimi që Enti rregullator i energjisë kishte marrë në Qershor të vitit të kaluar, OSHEE duhet të aplikonte blerjet online të energjisë, për të ulur kostot kostot vitin e kaluar, por Operatori i shpërndarjes nuk ka mundur ti respektojë këto afate, duke aplikuar ankandet me negocim për blerjen e energjisë. OSHEE ka ngritur grupin e punës për krijimin e platformës online për blerjen online të energjisë elektrike, duke hapur dhe proçedurën me objekt: "ndërtimi i platformës elektronike të publikimit të të dhënave të blerësit dhe shitësit në funksion të blerjes/shitjes së energjisë elektrike". Me hyrjen e sistemit online shqyrtimi dhe plotësimi i ofertave bëhet në mënyrë automatike. Vetëm në dy muajt e fundit importi i energjisë elektrike ka kushtuar €54 milionë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet