Pezullohen linjat e reja të transportit: Qeveria rishikon lejet

Qeveria e re do të rishikojë licensat që janë lëshuar në tre muajt e fundit për linjat e transportit ndërqytetas. Po mendohet dhe të shtohen 80 linja të reja urbane. Lajmi u konfirmua nga Kreu i shoqatës së transportit Kujtim Mema. Shoqata ka bërë dhe një protestë para dyerve të Minstrisë së transporteve, për të kontrolluar një licensë të linjës Tiranë-Elbasan që sipas tyre është abuzive. Ministria e transportit në një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur se proçesi i hartimit të rrjetit të tranportit ishte bërë në bashkëpunim mes MTIsë, shoqatave të transportit dhe pushtetit vendor. Aktualisht Ministria e transportit ka pezulluar linjat e transportit ndërqytetas, deri në marrjen e detyrës së titullarit të ri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet