Procredit, çmime abuzive: 300 Leke klienteve për ti dorëzuar një dokument

Kosto shtesë për qytetarët për shërbime që në vendet e BEsë janë falas. Duhet të ndërhyjë shteti

TIRANE - Nëse do të provoni ti kërkoni bankës Procredit, një dokument të printuar, për shkak të të qënit klient i saj, sportelistja do t'ju kërkojë 300 Lekë. Nëse ju do të habiteni, ajo do të mbledhë supet. Është rregull i ri i bankës. Një tjetër i javëve të fundit. Çmimet e larta nuk kanë qenë më përpara, por kohët e fundit sportelistët shtyjnë gjithnjë e më shumë klientët të hapin llogari online, më çmime të larta mujore. Këto llogari shpesh janë krejt falas në vendet e BEsë. Plus kësaj do t'ju kushtojë 300 Lekë, sa herë që ju kërkoni të tërhiqni para nga llogaria juaj plus 300 Lekë nëse kërkoni të merrni një dokument nga banka, të printuar. Politikat e fundit të bankës Procredit po shtyjnë drejt tarifave të larta të shërbimit, dhe oferta, deri në presion të sportelisteve të bankës për t'u pajisur me bankomate. Duket qartë se banka po tenton të rrisë numrin e shërbimeve në automate për të kursyer në personel, deri diku dhe e kuptueshme, por për klientët e saj të përditshëm ajo po ndërrmerr hapa tejet lodhës me çmime abuzuese dhe të papranueshme në aplikacion për bankat e tjera në vendet e BEsë, të cilat nuk aplikojnë kurrsesi tarifat kaq të larta për marrje dokumentash. Zakonisht kostot e kësaj duhet të përballohen nga taksat mujore të llogarisë, jo të shtesa të tjera për xhepat e vegjël te shqiptarëve. A mund të ndërhyjë shteti apo ndonjë ent tjetër rregullator për të ndalur vrapin e taksave abuzuese të bankave ndaj qytetarëvë të vet ? Le të merren më këtë politikanët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. evisa  e Martë 20 Tetor, 2015

    cfare jane keto tarifa a jane ne terezi ???