Qeveria plan mbështjeje për serrat, 150 milion lekë për 1 hektar serrë

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore. Ministri tha se kjo serrë duhet të ndiqet nga bujqësia shqiptare duke kapërcyer nga një bujqësi mbijetese, në një bujqësi komerciale, që siguron të ardhura të kënaqshme. Peleshi ka theksouar se qeveria ka krijuar skema mbështetëse për serrat. Rreth 20 mln euro do të shkojnë investime pikërisht në këtë drejtim.

“Vitin e kaluar, ne e kemi mbyllur pra vitin 2017, me një rritje prej 20 % të eksporteve bujqësore, krahasuar me vitin 2016. Shkaku, arsyet kryesore ishin pikat e grumbullimit dhe shtimi i sipërfaqeve të serrave. Për këtë arsye, pothuasje një e treta e gjithë skemës kombëtare, prej 20 milionë euro të këtij viti, do të shkojë në investimet për serrat. Ne japim grant deri në 50 % të vlerës të investimit, që e kthyer në terma nominalë do të thotë deri në 150 milionë lekë të vjetra për një hektar serrë.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet