Qipro rivendos marrdhënie me vendet fqinje si kundërshtim ndaj turqisë

Vëmendja e qendrës së mesdheut duket se është përqëndruar në Qipro. Në Nikosi po mbahet konferenca mbi gazin në mesdheun lindor. Konferenca mbahet në momentin e tensionit të ngritur mbi ishullin në lidhje me interesat e Libanit, Egjiptit, Izraelit, Italisë dhe Turqisë. Në këtë mënyrë, ministri qipriot i energjisë ka thënë se “planet tona për energjinë vazhdojnë sipas parashikimeve. Si reagim ndaj sfidës turke, duam të afrohemi ndaj vendeve fqinje të rajonit si në nivelin politik dhe atë ekonomik”.

E gjitha kjo zhvillohet pas tensionit mbi gazin, duke patur pjesmarrjen e agjencive që janë të përfshira në bllokimin e zonës ekskluzive ekonomike në Qipro dhe qeverisë turke e cila vazhdon bllokimin. Pasi ka bërë ndalimin e kësaj zone me prezencën e dy luftanijeve ushtarake kundër Saipemit, ka mbërritur edhe kërcënimi tjetër nga Ankaraja kundër anijes Exxon e drejtuar nga flota amerikane, e përbërë nga 4 anije me 2500 marinarë. Nikosia në fakt, ka bërë llogaritë pa turqinë e cila konsideron republikën turke të qipros veriore si aleatin e saj.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet