Rritja prej 40%: sa do të jetë paga e një mësuesi?

Ministrja Nikolla ka bërë me dije se mësuesit do të vlerësohen siç duhet edhe në aspektin monetar. Kështu Qeveria ka menduar ti rrisë pagat e të gjithë arsimtarëve deri në 40%. “Kjo rritje nuk do të jetë e menjëhershme dhe në pak kohë”, ka sqaruar ministrja.Qeveria ka në plan që në fund të këtij mandati paga e një mësuesi të shkojë nga 45 mijë lekë në 63 mijë lekë. Përfituesit do të jenë të gjithë punonjësit e sistemit parauniversitar duke nisur nga edukatoret deri te drejtori.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet