Sejko: rritja ekonomike afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse

Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e 7-të të Bankës qëndrore europiane për vendet e Europës qëndrore, lindore dhe juglindore. Në këtë konferencë guvernatori bëri një pasqyrim të rritjes ekonomike të Shqipërisë por edhe sfidave që e ngadalësojnë këtë zhvillim. Sejko deklaroi se politikbërja makroekonomike është përmisuar së fundmi, duke çuar në një rritje ekonomike afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse. “Ekonomia duhet të orientohet drejt inovacionit, për të mos rënë në grackën e ekonomive me nivel të mesëm të ardhurash. Në Shqipëri, për të kaluar këto pengesa, janë ndërmarrë reforma në administratë, në arsim, në pensione, tatime dhe në sektorin e energjisë.” Sejko theksoi edhe emigracionin afatgjatë si një fakor negativ, i cili shteron kahun e kualifikuar të punës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. dashmir ramolli  e Martë 10 Tetor, 2017

    Nuk ka ritje ekonomike pa prodhuar asgje. Eshte sikur te shkosh tek furriku pulave te marresh vezet pa patur pula kuptoni qe keta jane mashtrusa?