Shpërblim për festat e fundvitit, pensionistët përfitojnë 3 mijë lekë

Si shpërblim për festat e fundvitit pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajm në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

“Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”, deklaroi ministri Ahmetaj. Ndërsa në prezantimin e projekt buxhetit për vitin 2018, u bë e ditur se rritja e pensioneve do të jetë në vlerën e 2%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet