Shqipëria ka problemet më të mëdha në rajon me kreditë

Huatë me probleme janë ulur ndjeshëm nga 25% që ishin më parë. Banka e Shqipërisë raporton se huatë të cilat nuk janë kthyer në bankë prej të paktën 3 muaj, arritën në Maj në 15.86% në krahasim me 16.6% që ishin muajin e kaluar. Dy vitet e fundit bankat kanë zbatuar proçesin e fshirjes së huave, duke hequr nga bilancet e tyre kreditë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa ato vazhdojnë të ndiqen nga bankat. Një tjetër element që ka ndikuar është proçesi i ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha. Dhe pse shifrat janë më pozitive, Shqipëria mbetet ndër shtetet me nivelet më të larta të huave që nuk janë kthyer, në afat në rajon.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet