Skema e re ekonomike: Familjet në nevojë përfitojnë dyfish, largohen abuzuesit

Në një dalje për mediat zv/ministrja e shëndetësisë, Bardhylka Kospiri shpjegoi skemën e re të qëverisë për ndihmën e konomike. Sipas Konspirit në qendër të kësaj skeme të rë qëndron vetëdeklarimi. Pra me një mjet identifikues, një prej anëtarëve të familjes që kërkon të përfitojë ndihmën ekonomike, deklaron të dhënat. Këto të dhëna hidhen në sitemin online dhe kalojnë në proces verifikimi nga sisteme të tjera online si ajo e zyrës së punësimit, hipotekës, tatimeve, sigurimet shoqërore etj për tu vërtetuar. Procesi me pas vijon me verifikimin e situates në terren. Zv/ministrja tha se nëpërmjet kësaj skeme përfitojnë dyfish familjet në nevojë ndërsa largohen abuzuesit.

“Nepermjet kesaj skeme nuk rritet artificialisht numri i perfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pageses tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi I pageses se mepareshme”.

Në fund Kospiri shtoi se nëse nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi që tashmë bashkitë kanë marrë për ti mbështetur këto familje. Familjet aplikuese me pjesetarë në moshë punë listohen të parat në përfituesit e vendeve te reja te punes, permes nje marreveshje te Sherbimit Social Shteteror me Sherbimin Kombetar te Punesimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet