Spitalet kërkojnë mjekë: 145 u larguan gjatë vitit 2016

Rreth 140 buza të bardha pritet të largohen gjatë këtij viti nga Shqipëria. Qëndra spitalore universitare "Nënë Tereza" ka nxjerrë një njoftim për punësimin e 49 infermierëve dhe 1 mjeku infeksionist. Presidenti i Urdhrit të mjekut Fatmir Brahimaj thotë se emigrimi i bluzave të bardha drejt vendeve të Bashkimit europian është në nivele larta, si vitet e kaluara. Në vitin 2016 u larguan 145 mjekë. Brahimaj shton se një prej arsyeve pse mjekët largohen janë: kushtet e mia për karrierë, pagesa e lartë dhe siguria e vendit të punës. Mungesa e mjekëve ndjehet në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë, thotë Enkelejt Joti drejtues në QSUT, kjo dhe në kuadër të Reformës spitalore por dhe azilit ekonomik për të cilin shumë mjekë kanë aplikuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet