Stabiliteti politik jep siguri për bankat: rriten huadhëniet-shtëpi dhe sipërmarrje

Shifrat e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje të numrit të huadhënieve, për sipërmarrjet e reja, sidomos në monedhën europiane. Në muajin Qershor 2017 huadhënia e saj arriti në nivelin prej €1,104 milionë. Për të njëjtën periudhë shifra ishte L28,316 milionë. "Dorëlëshuar" bankat janë treguar dhe me kreditë e banesave të reja. Kredia për pasuri të paluajtshme kishte arritur shifrat e €51,2 milionë për këtë vit. Për monedhën Lek, kjo huadhënie kapi shifrën e L29,551 milionë, ndërsa për dollarin 2,766 milionë. Banka e shqipërisë raporton se ka patur dhe një ulje të kredive më probleme këtë vit. Raporti i kredive me probleme ra në nivelin 15.6%, niveli më i ulët i shënuar që nga mesi i 2011.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet